[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka po ndodh: Apeli i IKSHP-së, asgjë nuk ka përfunduar



 “Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”. Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë.“1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson instituti.

Tutje IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës.“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:

Kështu ka filluar më 13 mars!Një rast i vetëm në Stubëll!Një rast i vetëm në Klinë!Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!

Një rast i vetëm në Dumnicë!Një rast i vetëm në Wuhan!Një rast i vetëm në Codogno!Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 5.000.000 raste në botë dhe po vazhdon akoma!Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Menu Title