.
×

Cka po bëjnë keta pesë njerëz me armë të gjata që po e shoqërojnë Kryeministrin në bjeshkë?



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ngjitur sot në Bjeshkët e Moknës. Gjatë kësaj ngjjitje, Haradinajn e kanë shoqëruar edhe pesë persona me armë të gjata.

Tashmë është bërë traditë që Haradinaj t’i vizotojë bjeshkët e vendit gjatë ditëve të fundjavës.

Këtë të diele Haradinaj ka zgjedhur Bjeshkët e Moknës, ku edhe ka postuar fotografi në të cilën shihet edhe deputeti i AAK’së, Bekë Berisha.

Në fotografinë e publikuar nga Haradinaj shihen edhe edhe pesë persona të cilët kanë me vete edhe armë të gjata. Ata janë njerëz të mbrojtjes së afërt dhe policë, të cilët e kanë shoqëruar Haradinajn në këtë ngjitje.