.
×

Çka nuk u pa nga dasma e Bleros dhe Afronës? (VIDEO)



Mbrëmjen që lamë pas, buzë Adriatikut u zhvillua një prej dasmave më të komentuara të vitit.

Çifti Blero – Afrona që për vite rresht kanë mbushur ballinat e mediave me çdo lëvizje në jetën e tyre, kurorëzuar dashurinë në praninë e shumë miqve dhe familjarëve.

Por si nisi gjithçka? Historia e dashurisë së çiftit ka zanafillën në 5 Shkurt të vitit 2015. Katër vite e gjysmë më parë, Blero dhe Afrona ishin takuar rastësisht në një aeroport për të mos u shkëputur pastaj nga njëri-tjetri përgjithmonë.

Në Mars të atij viti, Prive.al publikoi fotografinë e parë të çiftit që konfirmoi thashethemet për një lidhje.

Nga ai moment, pasuan pushimet e përbashkëta, krizat e kohëpaskohshme që u tejkaluan lehtë deri në një moment kur çifti vendosën se do jenë bashkë për një jetë të tërë.

Ishte emisioni i vitit të ri, Prive Reality, momenti kur Blero i propozoi Afronës në një event i cili ishte paraparë që të ishte surprizë për vetë këngëtarin i cili përfundoi duke e lënë pa fjalë personin e zemrës, Afronën,

Mbrëmjen që lamë pa, ata kurorëzuan dashurinë në një event në bregdet, të menduar deri në detaje nga Class.

Eventi nisi me kurorëzimin nga Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli. Në të, vajza e Bleros nga martesa e parë, Tara, pati një rol të veçantë duke shoqëruar babain drejt altarit e duke mbajtur kutinë e unazave të çiftit. Më pas u vazhdua me koktejin dhe ahengun kryesor gjatë darkës.

video