[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka ka mbetur në Karaçevë tre ditë pas aksionit policor?



 

Pamje të re ka marrë një pjesë e fshatit Karaçevë. Objektet e rrënuara, vërehen qysh në hyrje të këtij vendbanimi që ndodhet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithçka është kthyer në gërmadha në këto objekte brenda së cilave deri të premten zhvillohej veprimtari ilegale. Mes shumë rrënojave, këtu mbetën shumë aparate të cilëve iu vërsulen banorët në momentin kur nga këtu u larguan policia e Kosovës.

Banorët e fshatrave përreth janë parë të hënën tek marrin metale për t’i shitur dhe gjëra tjera që mund t’ju hyjnë në punë. Ata kanë frikë të flasin për veprimtarinë ilegale të kryer në fshatin e tyre.

Shumë banorë refuzuan që të flasin para kamerës, nën arsyetimin që nuk po ndihen të sigurt, por kjo frikë nuk i bëri përshtypje Halit Kastratit, i cili i gëzuar me aksionin e policisë së kosovës rrëfeu problemet me të cilat janë përballur banorët e kësaj zone.

Kastrati shkon edhe më tutje duke e krahasuar situatën e kësaj zone edhe me regjimin serb para 20 viteve. Për hallet e këtyre banorëve në dijeni ka qenë edhe Komuna e Kamenicës. Meriton Ramabaja, nga kjo komunë thotë që asnjë prej këtyre objekteve nuk janë pajisur me leje, mirëpo ai tregon edhe arsyet e këtij problemi të madh të komunës së Kamenicës.

Policia e Kosovës në aksionin e saj të 18 shtatorit, rrënoi 13 objekte, arrestoi 37 persona, prej të cilëve 30 prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e mes tyre ishin edhe 12 pjesëtarë policor.

Menu Title