.
×

Çka i shkruajnë Luanës adhuruesit pejanë e ata llapjanë



Që kur është bërë pjesë e skenës muzikore shqipe, Luana Vjollca ka arritur që t’ua merr zemrën po thuajse të gjithëve. Ajo po pëlqehet së tepërmi nga njerëz të ndryshëm të cilët duan ta shohin atë prezente në qytetet e tyre.

Mirëpo, Luana nuk po kërkohet në Shqipëri por në Kosovë. Këtë gjë e konfirmon edhe një fotografi të cilën Luana e ka postuar në ‘Instagram’ ku ajo ka përmbledhur disa komente të fansave të saj të cilët i kishin kërkuar asaj që t’i vizitojë ata. E këtyre kërkesave po ju përgjigjet Vjollca ku po premton që shumë shpejt do t’i realizojë kërkesat e tyre.