[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka i nxiti të rinjtë kosovarë të shkojnë në luftërat në Siri e Irak?



Ligjëratat fetare jashtë kontrollit të institucioneve kompetente, niveli i ulët i arsimit, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale, thuhet të jenë vetëm disa nga arsyet që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak, shkruan Radio Europa e Lirë.

Kosova ishte përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në këto zona të luftërave.

Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë.

Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Lidhur me faktorët që çuan qytetarët e Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, thonë se kanë marrë të gjitha masat për përmirësimin e këtyre faktorëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë shënuar përparime në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit ekstrem fetar.

Shkrim nga Radio Europa e Lirë.

Menu Title