.
×

Çka është korrupsioni? Shpjegimi qesharak i kandidatit të Milaim Zekës



Yll Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike, ishte i ftuar në emisionin ‘Interaktiv’ në KTV. Kandidati nga Gjilani, duke folur për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në të cilën po thirren Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje, dha një shpjegim qesharak se çfarë është korrupsioni.

“Korrupsioni te na është i lindur. Në gjak e kemi korrupsionin. Shembull ma të thjeshtë po ta marr për shembull një gjysh, një dajë, një teze, i shkon nipit, ngutu ngutu çka t’ka ble gjyshi, qyre, qyre, qafe, qafe. Ky është korrupsioni”.

Videoja e shpjegimit të tij është bërë hit në rrjete sociale. VIDEO