.
×

Çka biseduan Thaçi me Hahnin në Davos



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka interesim për investime në Kosovë, por megjithatë ekzistojnë edhe disa dilema për shkak të raporteve Kosovë-Serbi.

Thaçi është paraqitur mbrëmjën e të mërkures në RTK direkt nga Davos, ku po qëndron atje si pjesëmarrës i forumit që po mbahet.

“Njerëzit duan të investojnë në Kosovë, kanë disa dilema për shkak të situatave të krijuara, në veçanti të relacioneve Kosovë-Serbi, dhe problemeve e incidenteve apo tensioneve që kanë ndodhur, më tepër të ekzagjeruara.  Me rëndësi është të fokusohemi në paqe, në krijimin e klimës edhe më të mirë për investime, të cilat do të ndryshojnë për të mirë vendin, që do të krijojnë vende të reja të punës, që do ta rrisin mirëqenien sociale”, ka thënë ai.

“Për shtetin e Kosovës është mundësi e jashtëzakonshme pjesëmarrja në këtë forum. Mundësi e prezantimit të shtetit, të arriturave por edhe të vizionit për të ardhmen. Unë sot kam zhvilluar takime me liderë dhe afaristë të ndryshëm, që janë të interesuar për Kosovën, rajonin po edhe mundësitë e investimeve. Kisha takim edhe me komisionerin Hahn, ku diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të relacioneve të Kosovës me BE-në. Kanë qenë dy çështje që i kemi diskutuar: tejkalimin e vështirësive që janë për vazhdimin e dialogut dhe dialogu Kosovë-Serbi”.