.
×

Çitaku flet për skandalin e Flora Brovinës në Këshill të Sigurimit



Përfaqësuesja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryediplomatit Ivica Daciq, i cili foli për fotografinë e falsifikuar që deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e publikoi në Kuvend.

Çitaku tha se veprimi i deputetes së PDK’së, në Kosovë është dënuar nga të gjithë, ndërsa përfaqëusesja Kosova përmend raportimin  se fotografia ishte false.

“Ajo çka ka bërë Flora Brovina në Kosovë është dënuar nga të gjithë . Për dallim nga Serbia, mediat në Kosovë nuk janë bashkëfajtore me politikën. Ishte pikërisht një media e Kosovës që e publikoi se fotografia është e rreme”, ka thënë Çitaku.

Daciq, siç pritej, foli në mbledhjen e sotme të Këshillittë Sigurimit për fotografinë në të cilën Brovina pretendonte se ishte një grua shqiptare e dhunuar nga forcat serbe, por që doli se ishte skenë nga një film pornografik.