.
×

Çitaku e pakënaqur: Rezultati jo gjithmonë reflekton kualitetin e lojës



Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas barazimit të Kosovës me Bullgarinë. nÇitaku ka shkruar në Facebook se Kosova ishte pakrahasimisht më e mirë.

“Rezultati jo gjithmonë reflekton kualitetin e lojës. Kosova ishte pakrahasimisht më e mirë! #ForcaKosova Bravo djema”, ka shkruar ajo. Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.