.
×

Cili është portieri më i pasur në botë?



Manchester United do ta bëjë David de Gean, portierin më të pasur në botë duke i ofruar kontratë të re pesëvjeqare me vlerë prej 36 milionë funtesh.

 Pa dyshim futbollisti më i mirë deri më tani gjatë këtij sezoni në Manchester United është portieri David de Gea.

Me pritjet e tij, spanjolli në shumë ndeshje i ka shpëtuar pikë të vlefshme skuadrës së tij. Dhe, sipas mediave britanike, kryesia e gjigantit nga Old Trafford ka vendosur ta shpërblejë me kontratë të re.

Bëhet fjalë për marrëveshje të re pesëvjeçare me vlerë prej 36 milionë funte, me të cilën De Gea do të bëhej “portieri më i pasur në botë”.

De Gea ka kontratë me Manchester Unitedin edhe 18 muaj, ndërsa së fundmi ishte në qendër të spekulimeve rreth transferimit në Real Madrid, gjatë verës së vitit të ardhshëm. Mirëpo, United do të përkujdeset që ai të mbetet në Old Trafford.