.
×

Cilët politikanët të rajonit paguajnë nga dy mijë euro për prostitutat serbe?



Prostitutat nga estrada serbe, klientelën e tyre nuk e kanë vetëm në Serbi, por edhe në vendet fqinje.

Seks skandali që po shqetëson Serbinë për disa ditë po përhapet shumë shpejt në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, edhe pse ende nuk është definuar se në cilat vende.

Shërbimet e prostitutave elitare, kryesisht këngëtareve serbe dhe moderatoreve të televizionit, i kanë marrë shumë zyrtarë serbë, si dhe homologët e tyre të rajonit, transmeton Telegrafi.

“Prostitucioni nuk njeh kufij, ndërsa dashuria për femrat e reja të bukura, sigurisht që është e zakonshme për politikanët e rajonit. Kështu, për shembull, një moderatore serbe kohët e fundit kaloi natën me një zyrtar të lartë nga vendet fqinje. Zonjusha fitoi dy mijë euro, ndërsa ky politikan dërgoi një aeroplan privat që ta marrë atë në Beogradi. I njëjti person për vite ka mbajtur marrëdhënie intime me një këngëtare serbe, ndërsa ka ndodhur, që homologëve të tij nga Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi… t’ua rekomandojë këtë bukuroshe. Natyrisht, pothuajse të gjithë politikanët që paguajnë për favore seksuale prostitutat elitare, publikisht janë burra të ndershëm dhe familjar”, thotë burimi i gazetës Kurir.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Lilana Raiçeviq, pohon se kjo histori nuk është e habitshme.

“Është fakt se prostitucioni elitar ekziston në Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci për të cilën derdhen sasi të madhe parash. Ata mund të shantazhohen, sepse dinë shumë rreth tyre. Për fat të keq, është shumë e vështirë që të sigurohen prova materiale, sepse është një rreth vicioz, dhe se në këtë lojë janë sasi të mëdha të parave, pushtetit dhe ndikimit. Është mirë që kjo temë është në lëvizje, edhe nëse emrat nuk përmenden”, thotë Raiçeviq.