[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Cilat janë dëshmitë e përhapjes së koronavirusit në shkolla



 

Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se ka pak dëshmi se virusi po përhapet në shkolla. Dëshmitë janë të qarta se fëmijët kanë shumë më pak gjasa sesa të rriturit që të sëmuren rëndë nga koronavirusi. Më pak i qartë është roli i fëmijëve në përhapjen e virusit.

Sipas disa studimeve në pjesë të ndryshme të botës, në të cilat është përdorur metoda e përcjelljes së kontakteve, ka më pak gjasa që fëmijët ta përhapin virusin në krahasim me të tjerët, por dëshmitë deri më tani janë goxha të dobëta.

Në shtetet ku shkollat tashmë janë rihapur, nuk duket se numri i rasteve është rritur në masë të ndjeshme, ndonëse kjo më tepër mund të jetë shenjë se sa mirë janë duke u menaxhuar shkollat sesa shenjë për aftësinë natyrale të fëmijëve për ta përhapur virusin, shkruan BBC.

Shkollat nuk i bëjnë bashkë vetëm fëmijët. Mësimdhënësit, prindërit në dyer të shkollave dhe efektet e tjera nxitëse, siç janë shtimi i përdorimit të transportit publik ose rritja e numrit të prindërve që kanë mundësi të kthehen në punë, gjithashtu mund të ndikojnë në përhapjen e koronavirusit.

Përmes një studimi britanik u parashikua se çfarë mund të ndodhë, nëse përfshihen të gjithë këta faktorë. Studimi sugjeroi se shkollat mund të ndikojnë në valën e dytë të përhapjes, nëse sistemi i përcjelljes së kontakteve nuk është mjaftueshëm i mirë. Sipas këtij hulumtimi, fëmijët kanë përgjysmë më pak gjasa që ta përhapin virusin në krahasim me personat e rritur.

Menu Title