.
×

Cila do të jetë “kollitja” e radhës e ambasadores Jacobson!?   



Florim zeqa
                                                                                                                                                 Florim Zeqa
Mjaftoj një “kollitje” e vogël e ambasadorës Amerikane, për të lëvizur bllokun nga pozicioni dhe jo vetëm kaq, lëkundi nga vendi të gjitha partitë e trullosura nga mjegulla e bllokadës politike.
Edhe pse nuk vërehet qartë në horizont, tronditje pësoj edhe partia në pushtet (largimi i deputetit Berat Buzhala dhe fërkime tjera të mbrendshme).
Levizja e bllokut paszgjedhor, apo më mirë të themi tërheqja nga posti i kryeparlamentarit jo vetëm se nuk e zgjidhi problemin, e thellojë akoma më shumë bllokadën dhe nxori në sheshë të vërtetën e madhe, se nuk ishte përngesë posti kryeparlamentarit por ai i kryeministrit që shkaktoj e gjithë këtë bllokadë dhe anarki politike në vend.
Tani po shifet qartë se as tërheqja e bllokut nga posti i kryeparlamentarit nuk paska qenë taktikë për krijimin e institucioneve të vendit, per më tepër strategjik nga ana e partisë më të madhe në bllok (LDK) për lëvizjen  e marrveshjës politike, që asaj t’i mundësojë marrjën e postit të kryeministrit !
Mënjëherë pas krijimit të bllokt paszgjedhor (kërkojë falje për lexuesit se nuk ja përmend ermrin bllokut shkaku i rënditjes (an) alfabetike), pata deklaruar se marrveshja ka qenë e pamenduar mirë dhe e ngutshme.
Nëse ndarja e posteve paraprakisht ishte gabimi fillestar, rikonfigurimi i marrveshjës në bllok shënon gabimin final dhe fatal të funksionimit të tij. Ky moment shënon jo çarjen siq po thuhet por ndarjën dhe coptimin total të bllokut paszgjedhor, dhe si rezultat i kësaj i gjithë procesi do të kthehet në pikën zero ashtu siq ishte para 10 qershorit të këtij viti.
Kështu, do të hapën mundësi të reja për (mos) krijimin e institucioneve, shkaku i postit të kryeministrit, i cili si gjithëherë i ndanë liderët partiak.
Ky është një tregues i mirë, se liderët me ambiciet e tyre për pushtet drejtëpredrejtë apo tërthorazi po veprojnë kundër shtetit të Kosovës dhe kundër vullnetit të qytetarëve nga të cilët i kanë marrë votat.
Atëherë vetëvetiu lind pyetja; nëse liderët partiak nuk e mbrojnë interesin e popullit të tyre, interesin e kujt e mbrojnë ata ?
Përgjigja është e thjeshtë, duke mbrojtur interesat e veta personale  në vazhdimësi po dëmtojnë intersat e qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë me (pa) dashjën e tyre po ndihmojnë interesat e djallit (armiqëve të Kosovës).
Ashtu siq e fillova këtë shkrim dëshiroj edhe ta përfundoj me “kollitjën” e ambasadorës Amerikane Tracey Ann Jacobson.
Qytetarëve të vendit vendit tonë u ka mbetur vetëm një shpresë për dalje nga kriza moralo-potike e liderëve dhe thyerjës së bllokadës.
Të gjithë janë në pritje të “kollitjës” së radhës së ambasadorës Amerikane për krijimin e një “Qeverie teknike” pa përfshirjën e liderëve partiak,…kjo do të ishte zgjidhja më optimale për rrethanat e krijuara politike, e cila jo vetëm që do të kënaqte dëshirat e të gjithë qytetarëve, vendin do ta shpëtonte nga zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe nga denigrimi i mëtutjeshëm institucional dhe politik.