.
×

Çifti amerikan viziton Kosovën, emicionohen nga historia e memorialit “Heroinat”



“Jo çdo shtete njeh Kosovën, por të gjithë duhet ta bëjnë. Vendi i porsalindur i Kosovës është një vend i mrekullueshëm dhe Prishtina një vend që ia vlen të vizitohet”. Kështu e përshkruajnë Kosovën një çift amerikan i cili në muajin qershor kanë vizituar shtetin e ri.

Çifti Jessica dhe Will, bashkë me dy fëmijët e tyre Avalon dhe Largo, kanë nisur të udhëtojnë nëpër botë që nga viti 2014 dhe deri tani ata kanë vizituar shumë shtete, e së fundmi edhe Kosovën, shkruan Magazina.al

Gjatë shëtitjes në Prishtinë, çifti kanë vizituar disa nga vendet më të frekuentuara, në mesin e tyre obeliskun “NEWBORN”, shtatoren “Bill Clinton” dhe memorialin “Heroinat”, nga historia e kësaj të fundit edhe janë emocionuar.

Jessica duke shpjeguar historinë e “Heroinave” emocionohet dhe ndërprenë disa herë videon, tekasa tregon se ky meorial i dedikohet 20 mijë grave të dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë