.
×

Chelsea, 100 milionë euro për Bale



Chelsea është duke u përpjekur që transferojë yllin e Real Madridit, Gareth Bale, raportojnë mediat britanike.

Manchester United është klubi që ka kohë që synon ta blejë ish yllin e Totthnamit, madje në transferimin e Bale do të mund të përfshihet edhe portieri David De Gea, por duket se ky operacion ka dështuar.

Sipas mediave në ishull, tani është Chelsea që synon t’ia ‘vjedh’ Real Madridit uellsianin.

Thuhet se Jose Mourinho është i gatshëm të qes ‘jashtë lojë’ menaxherin e Unitedit, Louis Van Gaalin, duke përgatitur super ofertën për Bale që kap shifrën 100 milionë euro, derisa në këtë transferimin e uellsianit nuk përjashtohet mundësia që të përfshihet edhe Eden Hazard, që është dëshira e Carlo Ancelottit të Real Madridit. /KosovaPress/