[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë thotë familja Dehari për rastin e Astritit



Botapress, 27 Tetor

Në kohën kur po bëhet 1 vit që nga vdekja e Astrit Dehari, Prokuroria ka pranuar se nuk ka prova që i lidh direkt aktivistët e VV-së me sulmin në Kuvend.

Dehari kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Familja e tij, përmes mbrojtjes, konsideron se pavarësisht vendimit për të akuzuarit tjerë, nuk mund të gjendet tamam drejtësi për Deharin.

Prokurori i rastit të vdekjes së Astrit Deharit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka konfirmuar për KTV-në se së shpejti do të mbyllen hetimet.

“Dosja do të mbyllet së shpejti. Jemi 99 për qind kah përfundimi dhe sipas provave, nuk kemi dyshime, prova dhe as argumente që ka të bëjë me vrasje apo ndonjë gjë tjetër pos vetëvrasjes”, ka thënë prokurori Metush Biraj.

Në Prishtinë, ndërkaq, i është dorëzuar të premten një kërkesë e re Zyrës së Kryeministrit për ekspertizën e pavarur, për çka Qeveria ka ndarë 50 mijë euro.
Policia e Prokuroria hetuan rastin duke ngritur aktakuzë pak pas vdekjes së Astrit Deharit për 4 aktivistët e tjerë, që akuzohen për terrorizëm.

Menu Title