.
×

Çfarë temperaturash pritet të mbretërojnë në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?



Në ditët e fundjavës, vendi ynë do të ndodhet ndërmjet fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit, dhe fushave të presionit të ulët që po depërtojnë nga Evropa perëndimore mbi Itali, ndërsa nga Mesdheu masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “në fundjavë do të mbajë mot i ndryshueshëm, më i ngrohtë, e priten mundësi për riga lokale shiu, kryesisht ditën e diel. Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë. Ditën e hënë, vende-vende priten reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kryesisht me diell”.

Pasi që ditëve në vijim pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave të mira dhe mesatare, thekson PW.

Parashikimi për datat 2-6 nëntor:

2.11 – Vranësira dhe intervale me diell.

3.11 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i ndryshueshëm, me erë, vranësira dhe intervale me diell. Paradite dhe pasdite vende-vende me reshje të dobëta shiu.

5.11-6.11 – Më ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat gradualisht do të shënojnë rritje, minimale do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie të theksuar nën këto vlera.