[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë pritet të ndodhë me aktakuzat ndaj presidentit Thaçi e liderit të PDK-së, Veseli?



Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara ka mundësi potenciale që aktakuzat ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së ë jenë konfirmuar pjesërisht ose në tërësi por edhe mund të jenë hedhur poshtë.

Miftaraj thotë se ekziston edhe mundësia e dytë që gjykatësi të ketë kërkuar edhe informata të tjera nga prokurori i çështjes.

“Në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rregullave të brendshme të Gjykatës, ka mundësi potenciale që aktakuza të jetë konfirmuar pjesërisht apo në tërësi deri më tani, sikurse ekziston mundësia që aktakuza të jetë hudhur.

Sikurse, në bazë të kësaj kornize ligjore ekziston edhe mundësia që gjykatësi i procedurës paraprake të ketë kërkuar informata apo sqarime shtesë nga prokurori i çështjes që mund të ndikoj që afati prej gjashtë muajsh të shtyhet edhe për një afat të arsyeshëm kohor për ti mundësuar gjykatësit të procedurës paraprake kohën e mjaftueshme në dispozicion për të marr një vendim të bazuar dhe të arsyetuar.

Sikurse deri te njoftimi për çfarëdo vendimi lidhur me konfirmimin potencial të aktakuzës mund të marr kohë edhe javë apo muaj të tërë varësisht se si e vlerëson gjykata në rastin konkret” tha Miftaraj për Gazeta Blic.

E ndërsa avokati Skënder Musa thotë se Gjykata Speciale nuk e ka për obligim me i publiku aktakuzat.

“Gjykata Speciale nuk e ka obligim me i ba publike aktakuzat. Mund të ndodhë që nuk i ban publike se ka opsione të ndryshme, mund të hidhet poshtë aktakuza, mundet me u aprovu pjesërisht aktakuzën, sepse brenda aktakuzës ka akuza të ndryshme, edhe mundet me e aprovu në tërësi. Por pavarisht kësaj ekziston e drejta e apelimit apo e ankesës ” tha avokati Skënder Musa për Gazeta Blic.Sot, Gjykatës Speciale i përfundon afati 6-mujor për shqyrtimin e aktakuzës për presidentin Thaçi.

Zyrat e Specializuara me seli në Hagë me datën 24 qershor të këtij viti, bëri publike aktakuzat për presidentin Thaçi dhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Menu Title