[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë po ndodh? Media e njohur turke transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke, pas të shtënave me armë në det



 

Situata mes dy vendeve Greqi-Turqi ditën e sotme është tensionuar së tepërmi, saqë edhe në mesnatën e të martës kishte të shtëna me armë, ku mbeten te plagosur tre persona.

Por krahas zhvillimeve, ajo që ka marrë vëmendje është edhe fakti se agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi”, në mes të krizës në Mesdheun Lindor ka transmetuar fjalimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan me titra greke.

“Ejani, të gjitha vendet e Mesdheut, të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për gjithçka që do mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan ‘Anadolu’ në Greqisht në llogarinë e tij në Twitter, ku i bashkëngjit edhe një video me deklaratat e djeshme nga Tayip Erdogan pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Turqisë.

Përkthimi në videot greke gjithashtu është shtuar në tekstin e lajmit në faqen zyrtare të agjencisë Anadolu, por ende nuk dihet se përse është bërë kjo nga ana e agjencisë.

Menu Title