.
×

Çfarë ndodhë kur Obama bëhet nervoz



26 vjeçari, Reegie Love, ish student i Universitetit Duke, sportist i famshëm, u bë dora e djathtë e Barack Obamës edhe pse duket e pabesueshme, gjatë kampanjës së tij të parë në garën presidenciale.

Reegie ishte përkrah Obamës për pesë vite me radhë, duke i shkuar tejepërtej Amerikës së bashku me Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, transmeton Indekosnline.

Ai përkujdesej që Presidenti të hante mirë, barte valigjet e tij, blente rroba për të, dhe përkujdesej për fëmijët e tij.

Ai thotë se kur Obama bëhet nervoz, atë e mbërthen një qetësi e frikshme.

Ai kujton momentet kur kishte humbur valigjen e tij bashkë me dokumentet e tij. Thotë se isha i frikësuar për vdekje.

“Heshtja e tij pasi që e kuptoi për valigjen e humbur ishte më e keqe qortimi”, thotë Reegie.

Nuk folëm as një fjalë të vetme gjatë tërë udhëtimit. Ai ishte i ftohtë, mendova se do të shkarkohem nga puna, shtoi Reegie.

Pasi që mbërritëm në vend, Obama më thirri në zyrën e tij dhe më tha “Shiko Reegie, e di që je djalë i mirë, por nëse nuk mund ta kryesh këtë punë, unë mund ta angazhoj dikënd tjetër, kështu që mbledhe veten dhe ndihmoji vetes dhe mua”.

Reegie vazhdon duke treguar disa histori të ndryshme me Obamën gjatë kohës që i shërbente. Kujton kur ia kishte porositur gabimisht drekën dhe disa gabime të tjera që e bënin nervoz Obamën.

Megjithatë, sipas Reegiet, reagimi i tij ishte gjihtmonë i njëjtë, ai mbërthehej nga nja qetësi e frikshme.