.
×

Çfarë mungonte në benzin e Olldashit?



Pasi deputeti demokrat Sokol Olldashi u gjend i vdekur në makinën e tij, pas aksidentit tek Lapidari i Krrabës një gjë mungonte kur mbriti policia: portofoli i tij me një sasi të paditur parash dhe kartash krediti. Portofoli nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendgjarje, por as brenda ambienteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.
Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga dikush që Olldashi e ka pasur në makinë, nëse kjo vërtetohet, ose nga persona që kanë qënë të pranishëm në vendgjarje, duke përfshirë këtu banorë të zonës dhe efektivë të Policisë së Shtetit. Ndërkohë në makinën e Olldashit u gjet telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhat të bluar, qindra filtra cigaresh, një medikament për tensionin, syzet si dhe dy Lap-Top.
Hetimi që u iniciua për gjetjen e portofolit të deputetit të PD, është pushuar nga organi i akuzës, për shkak të mos pasjes të provave. Portofoli nuk u gjet mes provave të fiksuara në vendgjarjen, e aksidentit fatal ku humbi jetën deputeti, dhe ky ishte i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit e tij.