[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë lidhje kishte me PDK-në konsulli në Lubjanë që e ktheu Vjosa Osmani sot në Kosovë



Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Në mesin e tyre ishte edhe Bledar Kilaj, djali i Isni Kilaj, i cili ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Lubjanë, shkruan Gazeta Express.

Isni Kilaj i cili është anëtar i PDK-së, në vitin 2015 ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave. Po ashtu Kilaj, në vitin 2019 është zgjedhur kryetar i PDK-së në komunën e Malishevës.

Bledar Kilaj u kthye sot në Kosovë, pas vendimit të Osmanit për shfuqizim të dekreteve për katër konsuj.

Shfuqizimi i katër dekreteve për konsujt u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca, ku thuhet se konsujt e përgjithshëm nuk kishin pëlqim nga shteti pritës.

“Bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Menu Title