.
×

Çfarë i shkruajtën Berisha e Basha, Greta Koçit



Këngëtarja Greta Koçi festoi 23 –vjetorin me miqtë e saj artistë. Është ndjerë mjaft mirë dhe thotë se vendosi të organizojë një festë të madhe për shkak se ky vit ishte mjaft “impenjativ” për të, si në art ashtu edhe në politikë. Greta është prej disa vitesh nënkryetare e Forumit Rinor të PD –së. Ka marrë mjaft dhurata e urime, por thotë se urimet më speciale i ka marrë nga ish –kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari Basha.

“Patjetër që mora urimet e dy lidërve. Edhe pse për PD ishte një periudhë e angazhuar, për shkak të Kuvendit që kishim, si Basha dhe Berisha gjetën kohë të më shkruanin. Më uruan 1 vit të mbarë dhe suksese në punën tonë të përbashkët” –rrëfen këngëtarja që beson se do të ketë një karrierë të gjatë në politikë.