.
×

Çfarë? Fero publikon këngën e radhës dhe tregon se është inspiruar nga gazetari i njohur shqiptar



Reperi i njohur Fero ditën e sotme ka publikuar këngën më të re e cila titullohet “Fol edhe një herë.” Mirëpo e dini se nga kush është frymëzuar reperi për ta realizuar këngën në fjalë? Mund të tingëllojë e çuditshme, por Fero është frymëzuar nga një intervistë me gazetarin e njohur Ervin Kurti, në emisionin “Top Show.”

“Pse nuk i do femrat që kanë Instagram për t’i pasur të dashura ose partnere?”- e pyeti asokohe Ervini.

Ndërsa Fero, me qetësinë më të madhe, pasi nuk arriti që ta kuptojë mirë pyetjen, ia ktheu: “Fol edhe njëherë vëllaçko!”

Pikërisht kjo thënie është kthyer në refrenin e këngës së tij më të fundit.

“Jom inspiru prej Ervin Kurtit me bo këtë muzikë!”- shkruan reperi krah videos së postuar së fundmi në Instagram.