.
×

Çfarë do të thoni për këtë orë, kur ta kuptoni se sa kushton? (Foto)



Ju mund të përdorni telefonat tuaj të mençur për të ditur kohën. Ose, me ca para, mund t’i bashkoheni koleksionuesve që posedojnë orë unikate apo të blini një orë dore analoge që konsiderohen edhe si vepra arti.

Por, firma italiane “Panerai”, e cila është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të orëve, ka prodhuar “Lo Scienziato Radiomir Tourbillon”, e cila e bën atë një nga orët më të mira dhe më të sakta që është prodhuar ndonjëherë.

Në botën e orëve, ajo ka shtuar disa karakteristika dhe lëvizjet të njohura si “komplikime”, që kanë bërë çmimin ta ketë jo më pak se 165 mijë dollarë.

Më poshtë janë disa nga karakteristikat e kësaj ore:

1. Mekanizmi: Forca e gravitetit mund t’ia ç’rregullojë sinkronizimin orës. Mekanizmi, një shpikje e shekullit të XVIII-të, rrotullohet dhe qarkullon për të luftuar tërheqjen gravitetit.

2. Qeramika: Jo vetëm që është një orë dore prej qeramike, por ajo është më rezistence se edhe vetë çeliku.

3. Aksesorët: Safirët dhe diamantet e kuqe janë vendosur në pikat kyçe për të reduktuar fërkimet. Megjithëse për këtë orë janë të mjaftueshme 13 gramë të këtyre stolive, në këtë orë mund të gjeni 31 gramë të tillë.