[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çfarë do të ndodhë pas dorëzimit të Kadri Shalës në Polici?



Botapress, 25 Tetor – Kadri Shala ka paralajmëruar vetëdorëzimin në Polici, kjo e fundit ka sekuestruar tri vetura të dyshuara. “2 milionëshi” i vjedhur nga thesari i shtetit, po vazhdon të mbetet kryetemë në Kosovë.
Nga ky skandal, deri më tani është arrestuar një zyrtar i Ministrisë së Financave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë duke u hetuar.
E gjatë së shtunës, me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë sekuestruar tri vetura.
Këto vetura u sekuestruan gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës zhvilloi rreth orës 21:00 në Drenas.
Po në të njejtën ditë, u lajmërua për herë të parë, edhe vetë Kadri Shala.

Me anë të një letre të dërguar nga vëllau i tij, në redaksinë e Gazetës Express, dhe televizionit 7, Shala ka treguar se kur dhe si i ka marrë paratë.

Paratë që u vodhën nga Thesari i Shtetit, dyshohet që janë shpërndarë në dhjetëra llogari.

Shala ka treguar, që një gjë të tillë e ka bërë për shlyrje të obligimeve që ky ka pasur ndaj pesonave fizik e juridik.

Ndonëse, Policia e Kosovës, ende nuk e ka arrestuar, ky thotë që brenda 2-3 ditësh do të vetëdorëzohet, pasi që momentalisht gjendet jashtë shtetit.

E një vetëdorëzim i Shalës, sipas juristëve, mund të dërgoj deri në zbardhjen e të gjithë rastit.

Beqiri tregon se cka mund të ndodh tutje me personat që kanë përiftuar nga këto para.

Skandali i vjedhjes së 2.1 milionë euro ndodhi më 21 tetor, për një periudhë prej 8 minutash.

Menu Title