.
×

Çfarë bisedoi Apostolova me Mimoza Kusarin e Ilir Dedën?



 

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova është takuar me kryetaren e Alternativës  Mimoza Kusari–Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.

 

Siç bëhet e ditur tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

 

Udhëheqësit e Alternativës e njoftuan Apostolovën me qëndrimet e tyre si deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe me vizionin se si Alternativa e sheh Qeverinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

 

Të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat jo vetëm qe mund ta zvogelojne  kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me  zbatimin e  marrëveshjes me FMN.

 

Alternativa si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë ti jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohim të zgjidhen me konsensus të gjerë politik.