.
×

Cernica i thotë PO të madhe Lutës më 19 nëntor



 

Cernica, Vrapqni, Gumnishta e Kravarica e Vrapqiqi i kanë thënë PO të madhe kryetarit aktual dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, për garën e balotazhit më 19 nëntor.

 

“Jam i lumtur që jam kandidat përtej LDK’së dhe ju falënderoj shumë për përkrahjen e vazhdueshme. Bashkë do të punojmë edhe në Cernicë, pasi kemi projekte të mëdha për këtë dhe fshatrat tjerë përreth, kryesisht në infrastrukturë, ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, rrejtit të ujësjellësit e trotuareve. Mbetem gjithmonë Luta i Juaj”, ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit para qindra mbështetësve të tij.

 

Haziri tha se ndihet krenar që po flet në fshatin e kryengritësve të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve.

 

“Ky fshat është i kryengritësve të mëdhenj si Ramiz Cernica, Nazmi Hoxha e Urim Mehmeti. Përfundimisht, do ta gdhendim në bronz Ramiz Cernicën dhe do ta vendosim në vend meritor në 28 nëntorin e vitit të ardhshëm”, ka shtuar Haziri.

 

Përndryshe, përkrahje Lutës së Gjilanit i kanë dhënë edhe familjet e dëshmorëve Ramiz Cernica, Nazmi Hoxha e Urim Mehmetit.