[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çdo lehonë në Obiliq do t’i marrë nga 150 euro nga Komuna



Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka nënshkruar vendimin përmes të cilit çdo grua lehonë nga kjo komunë do t’i ndahen nga 150 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gashi tha se çdo kategori e shoqërisë do të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale e sidomos gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit.

Postimi i plotë:

“Sot, kam nënshkruar vendimin përmes secilit çdo grua lehonë e Komunës së Obiliqit do të i ndahet një shumë prej 150.00 euro, në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).

Jam i përkushtuar që çdo kategori e shoqërisë sonë të këtë përkrahjen e nevojshme institucionale, sidomos për gratë që janë shtylla kryesore e familjes dhe shtetit!

 

Menu Title