.
×

“Çdo ditë vijnë nga 20 emigrantë të rinj” Kushtet e rënda të azilantëve shqiptarë që jetojnë në Francë



Gjithnjë e më shumë azilkërkues po vendosen në kapin e “Parc des Gayeulles” në Rennes. Në pritje të një zgjidhje të qëndrueshme akomodimi, shpesh ata përballen me probleme shëndetësore.

Në fillim ishin 5 ose 6 çadra, ndërsa tani janë mbi 24 të tilla ku qëndrojnë azilkërkues mes të cilëve edhe shqiptarë.

“Pothuajse 20 persona të rinj vijnë çdo ditë në kamp”, thotë Ronaldo, një i ri shqiptar që mbërriti në Francë me prindërit e tij tre vjet më parë. Mbrëmjen e së enjtes, rreth 40 njerëz flinin në këto tenda.

Babai i Ronaldos telefonoi në numrin 115 për të kërkuar strehim. “Nuk ka vende të lira”, thotë ai, i cili di vetëm disa fjalë në frëngjisht.

Në Gayeulles, azilkërkuesit përballen me mungesën e ujit, tendave dhe batanijeve, pamundësi për të gatuar dhe pamundësi për të ruajtur ushqimin. “Prindërit e mi janë të dy të sëmurë; me diabet dhe tiroide”, thotë Donald, një tjetër i ri shqiptar në kamp.

“Nuk është një mënyrë jetëse! Sidoqoftë, ligji e detyron shtetin që të strehojë çdo person të pastrehë”, thotë më tej ai.

“Situata do të përkeqësohet”, paralajmëron Camille, një aktiviste. Kampi i Gayeulles ka të ngjarë të popullohet akoma më shumë.

Më 29 Maj, gjykata e Rennes urdhëroi evakuimin e kampit më 3 Gusht. “Policia do vijë të na dëbojë nëse numri i azilkërkuesve rritet në kamp,”  shprehet i shqetësuar Ronaldo.

Në këtë kamp azilkërkuesit jetojnë në kushte tejet të vështira.

Frédéric Bourcier, zëvendës delegat për solidaritet dhe kohezion social, tha: “Nuk ka vend në CADA dhe 115 refuzon të presë azilkërkuesit. Çdo ditë vijë nga 20 emigrantë të rinj. Shoqatat dhe komunitetet në Rennes kanë krijuar mjedise të favorshme, por numri i emigrantëve është i lartë”.

Sipas deputetit, “pa veprimin e komuniteteve dhe shoqatave, një mijë gra, burra dhe fëmijë do të jetonin në rrugë në Rennes”.