[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çaushi i Vetëvendosjes: S’ndiej asgjë kur e dëgjoj himnin e Kosovës



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se nuk ndien asgjë kur e dëgjon himnin e Kosovës.

“Asgjë s’ndiej kur e dëgjoj himnin e Kosovës. Çfarë ka shqiptare që përfaqësojnë këto simbole?”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Çaushi ka thënë se në rast të ardhjes në pushtet, Vetëvendosje synon të iniciojë në parlament ndërrimin e simboleve, nëse ekziston vullneti qytetar..

Çaushi ka komentuar edhe mosngritjen e liderit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kur u intonua himni i Kosovës.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje është gati 10 vjet i vjetër”, por, “çështja e simboleve është e dorës së dytë se kemi shumë probleme të tjera dhe shumë më të mëdha”.

“Janë të tjerët që përpjekën dhe sakrificën e Vetëvendosjes e kundërshtojnë me faktin se ne kemi një qëndrim të tillë ndaj disa simboleve”, ka thënë ai.

Menu Title