Risitë në ARTMOTION nuk kanë të ndalur

KOSOVA, NATIONS LEAGUE, KAMPIONATI KAMPIONATET EVROPIANE ,DHE KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN  DHE NDESHJET MIQESORE NË FUTBOLL I BASHKOHEN FAMILJES ARTMOTION Risitë në Artmotion nuk kanë të ndalur. Pas platformes Digitalb dhemarrëveshjes me Digitalb,  SuperSport, familjes Artmotion i bashkohendo te sjell edhe ngjarjet më madhore të futbollit evropian dhe botëror ndërsa ajka mbi ëmbëlsirë janë: të gjitha ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës dhe te gjitha  Përfaqësueset Evropiane deri në vitin 2028. Nga sivjet e deri më 2028, përmes platformës Artmotion mund ti ndiçni shikoni të gjitha ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, në kualifikime për kampionatet evropiane dhe botërore duke përfshirë edhe të gjitha ndeshjet miqësore. UEFA Nations League në edicionet 2022, 2024 dhe 2026 duke përfshirë finalet e këtij kompeticioni në 2023, 2025 dhe 2027 me top kombëtaret si Italia, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Portugalia vijnë drejtpërdrejt në ekranet tuaja. Në Artmotion do ti përjetojmë emocionet e Kombëtares Shqiptare në të gjitha eventet duke mos harruar shqiptarët e ne kombetaret e Maqedonisë së Veriut dhe Zvicres. Pas edicionit të tretë, Finalissima vjen edhe me edicionin e katërt në vitin 2024 ku do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më unike në vend. Por, as kjo nuk është e tëra! Befasit dhe kënaqësit në platformën më atraktive dhe më të pasur sportive në shqiptari nuk kanë të ndalur sepse Artmotion ju sjell edhe ndeshjet kualifikuese dhe . kampionatet evropiane në futboll: Euro 2024 dhe Euro 2028. Plus, ndeshjet kualifikuese nga kontinenti evropian për kampionatin botëror “United 2026” që fillojnë nga viti 2024 dhe do të transmetohen direkt në Artmotion. Numëro e numëro dhe s’kanë fund. Të gjitha këto, nga tani e deri në vitin 2028, vijnë drejtpërdrejt në platformën kampion e cila fjalën dhe premtimin e dhënë e plotëson:  Artmotion. Moti ju kemi thënë se ky, është vetëm fillimi!

më shumë
Page 83 of 188 1 82 83 84 188