.
×

OPINIONE

Petrit Gashi: Për vizat që nuk u  bënë kurrë !? 

    Në zgjedhjet e vitit 2010 entuziazmi që vizat do bëheshin në dhjetor ishte më i madh së kurrë. Atëbotë më endje shikoja lajmet dhe me habiste se sa e bukur do të dukej Kosova Evropiane. Realisht shumica e njerëzve në Kosove e njihnin vetëm si terminologji Bashkimin Evropian dhe Liberalizimin e Vizave. Ish-Kryeministri Thaqi (sigurisht nga padituria) premtonte Viza në çdo cep të Kosovës por ato Viza nuk u bërën kurrë !? Thua se vizat ishin në dorën e tij, apo më mire më thënë ”Vizat” do ti jepnin si shpërblim për fitoren e tij të madhe.   Ato ditë fushatë veç thirrjes për votim, teme qendrore ishin edhe “Vizat” dhe planifikimet e qytetareve se në cilën datë do udhëtojnë. Me bie ndërmend kur disa prej tyre më ngulm edhe kontaktonin agresione udhëtimi për të parë së në cilat data Janari do jenë me lira udhëtimet. Disa të tjerë vraponin të merrnin pasaportat të cilët i mungonin dhe radha sa vinte e shtohej në qendrën me pajisje me dokumente udhëtimi.   Zgjedhjet përfunduan, erdhi Janari madje erdhën edhe shumë Janara të tjerë dhe vizat nuk u bënë kurrë. Edhe pasaportave gati ju erdhi koha e vazhdimit pa udhëtuar asnjëherë! Zhgënjimi për mos ecjen e Kosovës në rrogën e proceseve integruese por edhe të lëvizjes së lirë neper Evropë me përplasi në dyert e studimeve pikërisht mbi Bashkimin Evropian. Atëherë hapa sytë në realitet. Pash së gënjeshtaret e kanë të lehtë të premtonin vizat por ata kurrë nuk do ti merrnin më të bëmat dhe qeverisjen e tyre. Madje pash se ata as vet së dinë se çdo të thotë “Integrim në BE” dhe “Liberalizim Vizash”.   Në vitin 2013 së bashku më një grup koleg/e filluam hulumtimin mbi njohjet që kishin qytetaret për këto procese të rëndësishme. Dita e Evropës ( 9 Maji) ishte dita e publikimit të të gjeturave     tona në komplet 23 pyetjet e pyetësorit tonë. Më kujtohet se sa më vullnet aso kohë hulumtuam në 7 qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës, madje me kujtohet edhe sa nënpyetje të qytetareve lindnin për vizat. Megjithatë në të gjeturat tona veç befasisë sonë (për të keq ) u…