[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJME

Të ashtuquajturat shoqata Vorio Epiriote vazhdojnë të hedhin helm mbi Shqipërinë!

Arben LLALLA  Shoqatat greke në bashkëpunim me shoqatat e minoritarëve ekstremistë vazhdojnë të bëjnë aktivitete në propagandimin për aneksimin e Jugut të Shqipërisë me parrullën Autonomia e Vorio Epirit., transmeton Botaprress.info  Më 12.03.2017, Organizatat nacionaliste “Lidhja Patriotike” dhe “Shoqata Vorioepirote “Pirros”, në praninë e rreth 100 personave, kanë organizuar, në ambientet e hotel “Imperial” në Larisa, një aktivitet përkujtimor me rastin e 103-vjetorit të “autonomisë së Vorio Epirit”.   Folës kryesorë kanë qenë elementët ekstremistë të njohur si Theodhoros Kamarinos, diplomat ish-konsulli grek në Korçë; Asterios Hamo, kryetar i “Lidhjes Patriotike”; Mondi Kolila dhe Lefter Prifti, drejtues të “Shoqatës Kombëtare Vorio Epiri 1914”, etj.  Nuk kanë munguar deklarimet e ekstremistëve, të Theodhoros Kamarinos dhe Lefter Priftit, të cilët vazhdojnë të hedhin baltë mbi Shqipërinë në emër të ëndrrës së tyre për Vorioepirin. Madje nuk ngurrojnë të kritikojnë dhe politikat e Greqisë për normalizim të  marrëdhënieve me Shqipërinë. Ish Konsulli grek në Korçë Theodhoros Kamarinos në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Pas Luftës së Dytë Botërore, vorioepirotët ishin vendosur në shënjestër nga Sigurimi i Shtetit dhe ishin persekutuar.  Por, edhe gjatë periudhës pas rënies së komunizmit, vorioepirotët janë përndjekur dhe vazhdojnë të përndiqen nga segmente të shtetit shqiptar, veçanërisht nga  shërbimet sekrete.   Gjatë këtyre viteve Greqia nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar vorioepirotët. Me politikat e saj ajo ka treguar një qëndrim antigrek, madje më antigrek se vetë Shqipëria, e cila ka ndërmarrë disa reforma për grekët.  Greqia është zyrtarisht në gjendje lufte me Shqipërinë, pasi ligji i luftës, nuk është shfuqizuar asnjëherë dhe është në fuqi akoma edhe sot. Në vitin 1985 ka një vendim të MPJ të Greqisë,për abrogimin e Ligjit të Luftës, por ky vendim prej 30 vitesh nuk është votuar asnjëherë  në Parlamentin e Greqisë, pra nuk ka asnjë vlerë.   Çështja e shpalljes së luftës apo marrëveshjet e paqes parashikohen në Kushtetutën e Greqisë dhe aty shkruhet qartë se asnjë marrëveshje apo vendim nuk ka vlerë nëse nuk votohet nga Parlamenti i Greqisë.   Greqia ka vepruar në kundërshtim me interesat e saj në disa aspekte:  Ka ndihmuar financiarisht një vend armik, duke e argumentuar se ndihmat jepeshin për  minoritetin grek atje.  Ka ndihmuar një shtet armik që të integrohet në organizmat ndërkombëtarë.   Ka lejuar pranimin e Shqipërisë në NATO, duke u futur në aleancë me një shtet me të cilin është në luftë.  Greqia ka çështje shumë problematike me Turqinë, është aleate në NATO, por nuk ka ligj lufte me të. /Botapress.info     

Menu Title