[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LAJME

Java e Gruas bashkon gratë lidere të së ardhmës

Fillon Java e Gruas 2017 organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetje nga  Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).       Këtë vit, Java e Gruas do të bashkoi gra lidere të së ardhmës dhe për herë të parë rreth 20 liderë burra nga të  gjitha fushat e shoqërisë që të marrin pjesë në këtë program, të krijojnë rrjetëzim dhe të forcojnë aftësite e tyre  në lidership, të folurit para publikut dhe në hartimin e politikave. Java e Gruas është ngjarje vjetore që ka  filluar si pilot projekt në vitin 2012 nga NDI me mbështetje të USAID. Java e Gruas është ngjarje kombëtare që  mbledhë 100 gra përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe  nga akademia.    Me rastin e fillimti të Javës së Gruas, të pranishëm ishin edhe Shari Bryan, Zëvendës Presidente e Institutit  Kombëtar Demokratik, Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Hashim Thaçi,  President i Republikës së Kosovës, Atifete Hajhaga, ish Presidente e Republikës së Kosovës, James Hope,  Drejtor i Misionit për Kosovë, si dhe mysafirë të tjerë.     Gjatë ditës së parë të kësaj jave, është diskutuar mbi: Dhuna ndaj grave në politikë, duke shtjelluar definicionet  dhe kuptimet e formave të dhunës që gratë në politikë i përjetojnë nëpër botë. Ky sesion do të shërbej si  mundësi për identifikimin e sfidave që i kufizojnë gratë për zgjerimin e kontributeve të tyre në politikat publike  në Kosovës.    Pjesëmarrës të Javës së Gruas janë gra lidere të së ardhmes, dhe për herë të parë në Javën e Gruas, burra liderë  të së ardhmes nga të gjitha sferat e shoqërisë të marrin pjesë në një program një-javorë për zhvillimin e  rrjetëzimit dhe aftësive politike. Java e Gruas do të jetë platformë e hapur për të diskutuar prioritetet kryesore  për qytetarët, që janë identifikuar në hulumtimin e opinionit publik, të tilla si mundësitë ekonomike, shërbimet  shëndetësore dhe cilësia në arsim, si standarde zhvillimore që kërkohet të përmbushen për rrugen e Kosovës  drejt integrimit në BE.      Java e Gruas do të filloi më datën 20 Mars dhe përfundon më datën 24 Mars, 2017. Vendi: Hotel Emerald. …

Menu Title