U hap ekspozita e Haxhi Kastratit

      Ekspozita Retrospektive e piktorit, profesorit Haxhi Kastrati, u hap në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” Fier me rastin e 68 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të krijimtarisë artistike.   ​ Shkruan: Prof. Dr. Hivzi Muharremi Piktori akdemik, Haxhi Kastrati është një nga individualitetet, krijuesit me vlera të vecanta dhe me një krijimtari shumë të begatë, i cili që nga përfundimi i studimeve postiplomike dhe shkollësdoktorale në fushën e pikturës në mënyrë të pandërprerë e ka vazhduar punën në rrugëtimin e tij artistik jo vetëm në numrin impozant të realizimeve artistike, por në cilësinë e veprave të cilat e spikasin dhe vecohen në çdo fazë të krijimtarisë së tij artistike, kreative në lëminë e pikturës. Është pjesmarrës i shumë ekspozitave të përbashkëta me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ato të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, nga Sallonet Pranverore, ekspozitat vjeshtore e deri të ajo e Bienalit të vizatimit. Gjithashtu ka hapur edhe shumë ekspozita personale si në Kosovë ashtu edhe jashta Kosovës. Kjo është ekspozita e 26 përsonale e autorit. Është laureat i disa shpërblimeve si: Cmimin e parë për pikturë në Galerinë e Armatës Popullore të Jugosllavisë në Beograd (1990), cmimin e parë për pikturë në Ekspozitën e Nëntorit në Prishtinë (1999), cmimin e Shoqatës së Rajonit të Pejës (2002), Shpërblimin e parë për pikturë në Ekspozitën e Asociaciont të Artistëve Vizual të Kosovës Prishtinë (2020) dhe të tjera. Autori, në ekspozitën retrospektive para artdashësve të Fierit prezantohet me mbi 70 vepra, duke filluar nga punimet e hershme pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Arteve, Fakultetit të Arteve në Prishtinë si dhe gjatë studimeve pasdiplomike në Universitetin e Arteve në Beograd. Kjo është nisma e krijimtarisë së piktorit e cila nga kjo fazë e deri me sot në mënyrë të paprajshme do ta fillojë shtegtimin e tij në botën e artit me një bagazh frymëzimesh nga ambientiautokton me të cilin në mënyrë të drejtëpërdrejt ka qenë i lidhur dhe  i mishëruar me motivet dhe imazhet e nduranduarta duke filluar nga vispamjet e Grykës së Rugovës e deri tek lashtësia e trashëgimisë kulturo-historike të Pejës dhe Dardanisë në përgjithësi. Faza e parë  e krijimtarisë së artistit fillon pas përfundimit të shkollës së mesme të arteve, Pejë si dhe gjatë përfundimit të studimeve në Fakultetin e arteve...

më shumë
Page 3 of 60 1 2 3 4 60