Për lidershipin imoral 

  (RRUGË PËR NË EL DORADO, dramë, Avni Halimi, botoi "Konica Press", Shkup, 2022)   Krizë të lidershipit politik, dikund më shumë e dikund më pak, një pasqyrim real të gjendjes aktuale politike në viset në tranzicion, sidomos tek shqiptarët, janë motive kryesore që i trajton Avni Halimi në dramën e vet që sapo doli nga shtypi, me titull “Rrugës për në El Dorad”. Dy burra: shoferi dhe konduktori, me një autobus të prishur, duke shpresuar se do të mbërrijnë në El Dorad. Me një gjuhë herë pas here të vrazhdë, i gjithë veprimi përcillet përmes një dialogu nga dy perspektiva të ndryshme, populli dhe lidershipi, këtë herë shoferi dhe konduktori. Ky problem gjithkund ështe aktuale. Te ne, dikund më shumë e dikund më pak, kemi krizë të lidershipit politik. Dramat ndërtohet mbi nistamt, iniciativat, strategjitë e dy personazheve, të cilët, nën petkun e lidershipit, ia mësyejnë “politikës parajsore” dhe, në pamundësi për të arritur në “tokën” që e ruan arin e gjithë universit, ndërrojnë strategjinë! Alternativë të këtij përfitimi ata e shohin luftën, nxitjen e popullit në luftë, sepse, tashmë është provuar se luftërat sjellin edhe përfitime të majme! Dy liderët aventurierë vendosin që popullin, që e bredhin me autobus, ta orientojnë drejt lufyës në arenën e së cilës, përfitimetmeskine janë shumë më të realta dhe më të mundshme.

më shumë
Page 18 of 60 1 17 18 19 60