.
×

DIASPORA

familja e heroit1

Një nderim për heroin amerikan të Kosovës(Foto)

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, që këto ditë po qëndron  në një vizitë pune në SHBA, me rastin e Ditës së Pavarësisë së  Kosovës, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj, në Bruce të Winsconsit,vizitoi  familjen e pilotit amerikan Kevin Reichert, të vrarë më 5 maj 1999 gjatë fushatës ushtarake të  NATO – s kundër forcave jugosllave. ​ Gjatë takimit të përzemërt me bashkëshorten e pilotit të varë, zonjën Ridgeley dhe fëmijet  Caeton, Kristofer dhe Carissa, shkrimtari Buxhovi tha se populli i Kosovës pilotin Kevin e çmon  hero të vetin që dha jetën për lirinë e tij. Siç e çmon heroik edhe angazhimin dhe përkrahjen e  popullit amerikan për çlirim. Me këtë rast, në shenjë falemenderimi të thellë, historiani Buxhovi  ua dhuroi veprën “Kosova” në anglisht. Ndërsa botuesi amerikan Ramiz Tafilaj ua dhuroi kopjen  e Deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Zonja Reichert tha se këto falemenderime tepër  domethënëse që i vinë për herë të parë nga Kosova, edhe pse nuk ia kthejnë më të dashurin,  megjithatë e ngushëllojnë, ngaqë ai ra për lirinë e një populli që kishte nevojë të shpëtonte nga  gjenocidi që i kërcënohej. Ndërsa i biri Caeton, student i historisë, tha se mburret me veprën  heroike të të etë.  E.Dujaka  

takim virtual

Diasporaflet: Diskutim rreth rolit të diasporës në proceset politikëbërëse në Kosovës (Foto)

Më 16 shkurt, organizata jo-qeveritare Germin, në kuadër të inciativës Dialogu i  Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, ka realizuar takimin e parë virtual me  komunitetin e diasporës me temën Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset  politikëbërëse në Kosovë?duke mbledhur së bashku përfaqësues nga 9 shtete të  ndryshme të botës. Gjatë takimit 80 minutësh, që pati interes edhe nga publiku,  mërgimtarët nga bota e biznesit dhe shoqërisë civile, rekomanduan se si është më së  miri që interesat e diaspora të kanalizohen dhe të fillojë një bashkëbisedim në mes  mërgates dhe institucioneve publike, transmeton Botapress.info   Pjesëmarrësit e takimit ishin: Lulzim Syla (Gjermani), Brikena Muharremi (Angli), Amet  Gjanaj (Belgjikë), Ruki Kondaj (Kanada), Osman Osmani (Zvicër), Lindita  Fetiu-Sina(Austri), Arbër Bullakaj (Zvicër), Liza Gashi (Kosovë, Germin) dhe moderator  Alban Pruthi (Washington D.C).  Gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua rreth nevojës dhe  rëndësisë që të dihet numri i saktë i shqiptarëve jashtë vendit, në mënyrë që diaspora të  angazhohet në proceset politikëbërëse, si p.sh përfaqësimin e diasporës në Parlament,  që sipas tyre nevojitet një zë që të përfaqësojë interesat e diasporës; gjithmonë, duke  pasur kujdesin që të mos polizitohet mërgata. Andaj, ata propozuan që të delegohen  përfaqësuesit e diasporës në Kuvend dhe në komisionet e kuvendit për të ngritur  çështjet që atyre u interesojnë dhe që Qeveria e Kosovës duhet të rregullojë çështjen e  votimit për pjesëtarrët e diasporës dhe t’i motivojë ata ta dërgojnë votën e tyre në  zgjedhjet lokale dhe nacionale.   Panelistët sygjeruan për krijimin e një databazë për profesionistët, përfshirjen e  diasporës si ekspertë në fusha të ndryshme, krijimi i mekanzimave lehtësues për  investime në Kosovë, krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse për t’i transmetuar  njohuritë etj.  /Botapress.info   Për më shumë propozime dhe ide konkrete nga diaspora, ju ftojmë ta ndiqni diskutimin  në Youtube. …