.
×

Cana: Të bashkuar mposhtim çdo kundërshtar



Atmosfera në Elbasan Arena, sipas Canës meriton një sukses me Danimarkën, për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme përurimin e impiantit të ri.

Në të njëjtën linjë me De Biasin shprehet edhe kapiteni Cana, i cili nuk e vë në dyshim se të gjithë futbollistët do të japin maksimumin për  të marrë fitoren në këtë takim.

“Unë mund t’ju siguroj një gjë, që të gjithë ne do të japim maksimumin për këtë sfidë. Kemi treguar se dimë të fitojmë edhe ndaj skuadrave më të mëdha se Danimarka. Siurisht që të bashkuar mund t’ia dalim mbanë.

Trajneri Olsen i Danimarkës pritet të aktivizojë titullar në vijën e parë Nicklas Bendtner, një sulmues potent që vitet e fundit ka patur shumë ulje-ngritje, por pavarësisht rënies në sezonet e fundit, për Canën 26-vjecari është për t’u respektuar dhe vlerësuar.

“Për Bendtner s’mund të kem vecse respekt dhe vlerësim. Ai ka luajtur me ekipe të medha, që do të thotë se ka cilësi. Unë e njoh mirë, nëse nuk do të ishte një sulmues i madh, Conte nuk do ta kishte marrë te Juventusi.”

Atmosfera në Elbasan Arena, sipas Canës meriton një sukses me Danimarkën, për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme përurimin e impiantit të ri, ndërsa për De Biasin do të shërbejë për të përcjellë një imazh mjaft pozitiv për venndin.