.
×

Buzhala dhe Murati përplasen për kombin



Në emisionin Pressing në T7 po zhvillohet një debat për kombin shqiptar. Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim dhe gazetari Berat Buzhala kanë debatuar për rolin e Shqipërisë në krijimin e shtetit të Kosovës.

“Tema për bashkim është tërheqje e vëmendjes prej problemeve tjera. Nuk e mohoj se jemi shqiptar. Ne jemi shqiptar brenda Kosovës dhe sa herë shkoj në debate në Tiranë u them se ne jemi shqiptarë më shumë se ju për shkak se kemi dhënë kontribut për krijimin e këtij shteti shqiptar që kemi”, tha Buzhala.

“Shqipëria na ka tradhtuar dy herë gjatë historisë. Së pari Ahmet Zogu që shpalli veten mbret të shqiptarëve dhe e dyta Enver Hoxha kur shiti Kosovën”, tha Buzhala e këtu ndërhyri Murati duke thënë se Shqipëria nuk ka mundur që të e shiste Kosovën pasi që kurrë nuk ishte e saja.

“Shqipëria nuk ka mundur të shiste diçka që nuk i takonte asnjëherë. Fuqitë e mëdha nuk lejuan ndërrime të territoreve pas luftës së dytë botërore. Shtetet që humbën luftën dhanë dshumë territore. Fakt e kemi Gjermaninë. Polonia e sotme është mbi gjysmën e territorit gjerman, por gjermanët e pranuan këtë realitet pasi që humbën luftën”

“Kosova nuk do ishte shtet sot pa Shqipërinë. Pa Shqipërinë nuk do të kishte UÇK dhe armatime”

Ndërkohë Buzhala tha se përveç Shqipërisë, armatime kanë dhënë për vendin tonë edhe Kroacia dhe shqiptarët nga SHBA’ja. Buzhala po ashtu shtoi se tema e bashkimit kombëtar keqpërdoret nga politikanët për të larguar vëmendjen nga problemet e tjera me të cilat përballet kombi.