.
×

Buxhovi: Qëndroj prapa deklaratave që i kam thënë për UÇK-në



Historiani Jusuf Buxhovi ka reagur sot lidhur me pretendimet se ai është tërhequr nga deklaratat për UÇK-në, pasi nuk ka pasur guxim dhe është ndjerë i rrezikuar.

Ai ka thënë se gazetari Vehbi Kajtazi mbrëmë në emisionin “Debat plus” ka bërë një dezinformatë se gjoja Buxhova është tërhequr nga qëndrimi rreth UÇK-së.

Buxhovi është shprehur se mbetet në tërësi te ajo që ka deklaruar pasi që ato janë qëndrime edhe në librin e tij të botuar “Kosova” VI VII dhe VII.

“Emisinioni “Debat plus” në RTV Dukagjini rreth qëndrimeve të mia të dhëna në “Rubikon”, ndonëse pati trajtime korrekte, u animua nga një dezinformatë e V. Kajtazit se gjoja jam tërhequr nga qëndrimi rreth UÇK-së, gjë që nuk është e vërtetë. Përkundrazi mbetem në tërësi te ajo që kam deklaruar në “Rubikon”, ngaqë ato janë qëndrime të shtruara në “Kosova” VI VII dhe VIII, fakt ky që u anashkaluan nga analistët dhe çështjet i rrudhi te aspekti i opinioneve politike”, ka shkruar Buxhovi.