[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bushati flet për thirrjen që u bëri qytetarëve të Kosovës për revoltë, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti



Analisti politik, Andi Bushati, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shkrimi i tij ishte i drejtë dhe nuk ka pasur nevojë për keqkuptime.‘’Për të kuptuar paragrafin e fundit duhet lexuar dhe kuptuar gjithë shkrimin. Prej një jave ka shumë ankesa se si mbështetësit e Vv’së kanë shpërthyer me gjuhë jo etike në rrjete sociale për të mos pranuar vendimin e 83 deptutetëve.

Suporti po i bëhet atyre që nuk kishin të drejtë. Revolta është një e drejtë shoqërore që bëhet ndaj padrejtësisë. Nëse mendon se morali i votës është shkelur ti ke të drejtë të revoltohesh. Por këtë nuk e kalojnë ata që në rrjete sociale thonë disa fjalë më shumë, por ata që marrin vendime më shumë se që ju ka dhënë tagri i votuesve’’, thotë ai.
‘’Ata që ju shani i kanë bërë Kosovës shumë më tepër dëme se komentet e juaja’’, thotë Bushati.

‘’Problemi nuk është me gjithë Kuvendin. Problemi që PDK Nisma dhe të gjithë partitë e PAN’it të votonin kundër nuk është problem. Edhe LDK’ja është në të drejtën e saj dhe nuk bën krim që rrëzon qeverinë që e ka ndërtuar vetë. Mirëpo nga pikëpamja legjitime nuk është e drejtë cfarë ka bërë. Të krijosh një figurë, dhe të marrësh vota me atë figurë e pastaj të nxjerrësh atë figurë pas zgjedhjeve dhe të nxjerrësh pleqte pa vota në skenë e të largohen nga koalicioni atëherë qytetari ka cdo të drejtë të revoltohet’’, shton Bushati.

Menu Title