.
×

Bushati: Edi Rama, ti je si Sali Berisha



Në takimin tashmë të famshëm me gazetarë në Tiranë nuk ka kaluar mirë as Edi Rama. Është gazetari Andi Bushati i cili i ka thënë në sy Ramës se nuk dallon asgjë nga Sali Berisha.

Kjo situatë përshkruhet një shkrim të Gazetës Tema.

“Pasi mbaruan së foluri gazetarët, Ramës i shkoi fjalimi dëm. Duke qenë se ishte munduar aq shumë t’i dilte të keqes para, kishte arritur të bënte një fjalim shumë të bukur, me replika imagjinare, me ato që do thoshin gazetarët për të, por që i shkuan të gjitha dëm. I mërzitur, pas kësaj u ul në tavolinë me Andi Bushatin dhe filluan të debatojnë për sulmet ndaj tij.

-Më thuaj, i tha Bushatit, ku gjen një pikë të përbashkët timen me Saliun, që flet gjithë ditën?

-Ja mo, kjo mbrëmje e tregoi, tha Bushati. Vure gjithë këta burra të të kritikonin, dhe aq pak ta zënë besën, sa të nxorrën huq të gjithë, nuk të kritikoi askush. Të shkoi dëm gjithë ai fjalim.” shkruan Tema për bisedën e Ramës me Bushatin.