.
×

Burri nga Kollokoti e përdhunoi vajzën e mitur, ajo dërgohet për ekzaminim gjinekologjik



Një rast i keqpërdorimit seksual i personave nën moshën 16-vjeçare është raportuar të ketë ndodhur në Kllokot.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që dyshohet se i njëjti para gjashtë muajve ka keqpërdorur seksualisht viktimën fëmijë, femër serbe. Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë. 

Pas intervistim i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.