.
×

Burri nga Gjilani e rrah gruan e bën për spital



Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në komunën e Gjilanit një person, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën (bashkëshorten e tij) femër K-Shqiptare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë./