.
×

Burdushi flet nga qendra e paraburgimit në Prizren: Jam viktimë e politikës



Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e kanë vizituar sot në qendrën e paraburgimit në Prizren, Hysri Peqanin-Burdushin, pasi ky i fundit ka 48 orë që është futur në grevë urie.

Sipas një komunikate të lëshuar nga KMDLNJ pas kësaj vizite, Peqani ka thënë se nuk është duke u diskriminuar në baza etnike, por ka shtuar se është viktimë e politikës.

“Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush.Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them. Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike. Thjeshtë po mbahem padrejtësisht dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës”, ka thënë Hysri Peqani-Burdushi.

Pas kësaj vizite ndërkohë KMDLNJ thotë se zyrtarët nga qendra e paraburgimit në Prizren kanë deklaruar se gjendja e Burdushit është e mirë dhe se disa herë i kanë këshilluar që ta ndërprej  grevën e urisë.

Njejtë e kanë këshilluar edhe nga KMDNLNJ.

“Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, të marten  (05.02.2019) vizituan Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Burdushi ka hyrë në grevë tashë e  48 orë.Sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent. Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellur gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siq edhe parashihet në të tilla raste, ka thënë ai.Ndërkaq, punëtori social, poashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë”, thuhet në komunikatë.

Burdushi ndërkohë ka thënë se nuk është duke u diskriminuar në baza etnike, por thotë se në burg gjendet si pasojë e politikës.

“Gjatë takimit/vizitës që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht me zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë  me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falenderon menaxhmentin dhe oficierët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë’. Por, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria shtetit, dhe për këtë ka hyrë në greve, siq thotë deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.Nga ana e vetë KMDLNJ i ka kërkuar  Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së”, vazhdon komunikata.

Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se:’në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike.

Ai, u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë  e tij, Rr.’Jeta e re’, p.n. në Prizren. ’Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij)  ka marrë me vete materiale si: DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger, Audi e Reno’.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërrkuar ndihmë tek ai.