.
×

Burdushi e regjistron biznesin si “Burdushi shpirtëror”



Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë me nofkën “Burdushi” më në fund ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook. “Burushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime shëndetësore, kulturore dhe shërbime tjera sociale.

“Hajde urime me kod të ri dhe dizajn të ri”, ka shkruar Burdushi në mbishkrimin e fotografive që tregojnë për regjistrimin e biznesit të tij.

Ndryshe, Burdushi për katër javë qëndroi në paraburgim. Madje gjatë kësaj kohe avokati i tij konfirmoi se kishte tentuar ta privonte vetën nga jeta.

Ai që në publik njihet si Burdushi dyshohej se kishte kryer katër vepra penale:

Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim,  dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Burdushi ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar pasi që Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.