.
×

Burdush mashtruesi në gjykatë: Të marteve dhe të premteve mos më ngucni



Hysri Peqani, i njohur si mjeku popullor Burdushi është paraqitur sot në gjykatë në seancën ku u diskutua për masën e sigurisë që duhet t’i vë gjykata.

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin i njohur si ‘ Burdushi’ i cili po akuzohet për mashtrim.

Në seancën ku gjyqtar është Luan Berisha, Burdushi kërkoi disa lehtësira nga gjykata në rast se do t’i caktojnë masën e paraqitjes në stacion policor.

Ai tha se respekton thirrjet e gjykatës por në disa ditë specifike është i nxënë. I mbështes fjalët e avokatëve të mi, e vlerësoj punën e juaj, jam bazuar që gjithmonë të komunikoj dhe të i respekoj ligjet e Kosovës.Për sa i përket masës së paraqitjes në stacion policor , vetëm ditëve të marte dhe të premte mos më ngucni se punoj me palë, cfaredo dite tjeter jam i gatshëm me u paraqit”, tha Burdushi.

Në këtë seancë, prokurori Fatos Ajvazi tha se nëse i njëjti gjendet në liri mund edhe të ndikojë në deshmitarë të rastit; sepse thirret si mjek popullor edhe pse nuk posedon dokumentacion dhe licensa te duhura, gjthashtu po të qendroj në liri mund edhe të përsërit veprat e njëjta penale.

Avokati Asdren Hoxha e kundërshtoi kategorikisht kërkesen nga ana e prokurorisë si të pabazuar dhe të jo arsyetuar mjaftueshëm”

“Bëhet fjalë për persekutim të klientit. Është marrë në sy nga institucionet dhe nga shoqëria që të përndiqet , andaj dhe kërkohet paraburgimi pa arsye”, tha avokati.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit./kallxo.com