[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bulliqi: Po punojmë, s’kemi kohët të merremi me fjalët e Kryeministrit



Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Shpetim Bulliqi thotë se nuk ka kohë të merret me shefin e tij Isa Mustafën, ku ky i fundit, ekspertët e pavarur për matjen e territorit, sot i quajti pallavragji e zhurmagji.

Madje ai ironizoi me këtë fakt, duke thënë se janë duke punuar e nuk kanë kohë të merren më deklaratat e kryeministrit. “Nuk po kemi kohë me u marr me të, po punojmë”, u shpreh Bulliqi për Express.

Përplasjet në mes të kreu të ekzekutivit dhe deputetit Shpejtim Bulliqi për territorin kanë kohë që kanë nisur.

Ndonëse Mustafa insiston se Kosova nuk po humb territor, Bulliqi së bashku me disa kolegë të tjerë publikuan të dhëna ku pretendohet se Mali i Zi fiton 70.44 kilometër katrorë.

Ndërkaq, të premtën mbrëma, kryeministrit Mustafa i është dorëzuar raporti final i Komisionit qeveritar për të dhënat faktografike për territorin e Kosovës.

Menu Title